Polici i suspenduar ‘godet’ përsëri në Facebook

Aktuale

Polici i suspenduar ‘godet’ përsëri në Facebook

Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 14:26
Amir Hoxha

Polici i shumëpërfolur Amir Hoxha ka vendosur të mbyll profilin e tij në facebook për shkak se nuk ndihet i sigurtë.

Ai thotë se për shkak të sigurisë së tij përosonale dhe shëndetit ka vendores të mbyll facebook-un përkohesisht.

“Miq te nderuar ju informoj qe per shkak te sigurise time personale dhe ruajtjes se shendetit tim dhe te familjes time po e mbyll faceebook tim perkohesisht.

Me respekt:

Amir Hoxha

Këtu kanë lindur, këtu të rrojnë me mish e shpirt, qoftë edhe me dhembje…”

Mitrush Kuteli”, shkruan ai në facebook.

Arrestimi i Amir Hoxhës në Kroaci, Insajderi sjell detaje nga dosja

Polici Amir Hoxha, javën e kaluar është suspenduar nga Policia e Kosovës për shkak se kishte thyer rregulloren e brendshme të policisë, ku sipas rregullorës policëve u ndalohej të bënin statuse apo komente politike nëpër rrjetet sociale.

Amir Hoxha, polici i suspenduar për një status në Facebook kishte probleme edhe më herët me ligjin. Kjo nuk ishte hera e parë kur ai është suspenduar nga detyra e policit.

Në nëntor të vitit të kaluar Hoxha ishte suspenduar nga Policia e Kosovës pasi që ai ishte ndaluar nga policia kufitare kroate me dyshimin se kishte shkelur ligjin kroat duke tentuar t’ia kaloj kufirin në mënyrë të jashtëligjshme një personi tjetër.

Hoxha për këtë ngjarje është suspenduar nga Policia e Kosovës me datë 09.11.2021, pasi është kthyer në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat