Lajçak takon ministrin e jashtëm spanjoll, diskutojnë edhe për Kosovën

Aktuale

Lajçak takon ministrin e jashtëm spanjoll, diskutojnë edhe për Kosovën

Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 18:14
Miroslav Lajçak dhe Jose Manuel Albares

Emisari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka takuar kryediplomatin spanjoll Jose Manuel Albares në Bruksel.

Lajçak njoftoi se me ministrin e jashtëm të Spanjës kanë diskutuar për dialogun dhe zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.

“Shumë i lumtur të takohem me ministrin e Jashtëm të Spanjës, Jose Manuel Albares sot në Bruksel. Diskutuam dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë si dhe zhvillimet rajonale në Ballkanin Perëndimor.

Falenderues për përkrahjen e Spanjës ndaj punës time”, ka shkruar Lajçak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat