Emërohet nënkryetari i Komunës së Istogut

Aktuale

Emërohet nënkryetari i Komunës së Istogut

Më: 12 shkurt 2022 Në ora: 15:59
Ali Nimanaj

Ali Nimanaj, udhëheqësi i degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Istog, është emëruar nënkryetar i kësaj partie.

LDK-ja së bashku me kryetarin Ilir Ferati kanë nënshkruar marrëveshje koalicioni me PDK-në në Istog.

Në marrëveshjen për bashkëqeverisje, PDK mori Drejtorinë e Bujqësisë, Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport dhe Drejtorinë e Administratës.

Ndërkaq, në pozitën e Nënkryetarit të Komunës, u emërua sot Ali Nimanaj.

Nimanaj ishte edhe kandidat për kryetar të komunës së Istogut në zgjedhjet e 17 tetorit por që nuk arriti të sigurojë mjaftueshëm vota për balotazhin që u bë mes LDK-së dhe AAK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat