Bogujevci në Manchester: Kosova synon fuqizimin e ekonomisë kreative, prezantohet Strategjia 2027–2035

Aktuale

Bogujevci në Manchester: Kosova synon fuqizimin e ekonomisë kreative, prezantohet Strategjia 2027–2035

Nga: A.M. Më: 24 nëntor 2026 Në ora: 22:38
Saranda Bogujevci

Qeveria e Kosovës po punon në politika të reja për fuqizimin e ekonomisë kreative, me synimin që ky sektor të kontribuojë më shumë në zhvillimin ekonomik, krijimin e vendeve të punës dhe inovacionin.

Kështu ka bërë të ditur Saranda Bogujevci, përmes një postimi lidhur me pjesëmarrjen në konferencën ndërkombëtare BEYOND 2026, që u mbajt në Manchester të Mbretërisë së Bashkuar.

Në këtë konferencë u diskutuan mundësitë që ofron ekonomia kreative dhe potenciali i Ballkanit Perëndimor për zhvillimin e këtij sektori. Paneli kushtuar rajonit ishte pjesë e programit të konferencës, e cila mblodhi profesionistë dhe përfaqësues të industrive kreative nga vende të ndryshme.

Gjatë vizitës, Bogujevci zhvilloi edhe një takim me John Newbigin, i cili, përmes British Council, ka kontribuar në hartimin e Strategjisë së Ekonomisë Kreative të Kosovës 2027–2035.

Sipas saj, në takim u diskutua për zbatimin e strategjisë, hapat e ardhshëm dhe mundësitë për vazhdimin e bashkëpunimit.

Strategjia 2027–2035 synon krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin e krijuesve dhe bizneseve kreative, si dhe promovimin e potencialit të Kosovës në tregjet ndërkombëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat