Gjendja e të infektuarve me COVID-19 në Kosovë

Aktuale

Gjendja e të infektuarve me COVID-19 në Kosovë

Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 10:56
Foto ilustrim

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në klinikat COVID të QKUK’së dhe spitalet rajonale janë të hospitalizuar 172 pacientë për shkak të COVID-19.

9 pacientë janë në Mjekimin Intensiv ndërsa 127 janë me oksigjeno-terapi.

“Bazuar në raportet e datës 13 shkurt 2022 të klinikave Covid-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, 172 pacientë po trajtohen nga Covid-19. Me oksigjeno-terapi janë 127 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv janë të shtrirë 9 pacientë”, thuhet nga SHSKUK.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 63  pacientë

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 9 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 6 pacientë

Klinika Obstetrike Gjinekologjike, 11 pacientë 

Spitali i Prizrenit,17  pacientë

Spitali i Pejës, 14 pacientë

Spitali i Gjilanit, 12 pacientë

Spitali i Gjakovës, 18 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 6 pacientë

Spitali i Ferizajt, 16 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 1 pacient

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat