Hajredin Kuçi flet për dialogun: Do të ketë edhe kompromise

Aktuale

Hajredin Kuçi flet për dialogun: Do të ketë edhe kompromise

Më: 16 shkurt 2022 Në ora: 22:39
Hajredin Kuçi

Ish-zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka folur edhe për dialogun.

Kuçi në RTV Dukagjini thotë se dialogu aktual duhet të zhvillohet për integrime pasi sipas tij çështja e pavarësisë është e kryer.

“Negociatat e Rambujesë kanë qenë për liri, ato të Vjenës për Pavarësi, derisa këto të fundit janë për integrim që nënkupton integrimin e komunitetit serbe në Kosovë dhe të Kosovës në BE. Nëse nuk arrihen këto objektiva atëherë nuk ka efekt”, tha ai.

Kuçi megjithatë thotë se sa herë të ketë dialog, do të ketë edhe kompromise.

“Sa herë të ketë dialog do të ketë edhe kompromise. Nuk duhet të krijojmë iluzione se duhet të negociohet me dikën dhe nuk do ta bëni asnjë kompromis. Për të mos bërë kompromise nuk duhet dialoguar fare”, deklaroi Kuçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat