“Hapi sytë Albin”/ Çun Lajçi- Kryeministrit: Nuk shkon skamnori me pagua rrymën për serbët që marrin rrogë nga ti e nga Vuçiqi

Aktuale

“Hapi sytë Albin”/ Çun Lajçi- Kryeministrit: Nuk shkon skamnori me pagua rrymën për serbët që marrin rrogë nga ti e nga Vuçiqi

Nga: M.L. Më: 18 shkurt 2022 Në ora: 13:04
Çun Lajçi dhe kreyministri Albin Kurti

Përkrahja e aktorit Çun Lajçi ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe qeverisë së tij, duket sikur ka nisur të zbehet.

Në një postim në Facebook, Lajçi në mënyrë artistike është ankuar tek kryeministri për shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektrike.

Me këtë rast ai ka përmendur pabarazinë me serbët e veriut për çështjen e energjisë elektrike.  

 “Nuk shkon kështu; skamnori me pagua rrymën për serbët që marrin rrogë nga Ti e rrogë nga Vuçiçi!”

Postimi i plotë:

   Nuk po me lanë rehat ankimet, rrenkimet, ofshamjet, shamjet, parashikimet e Vangës, asaj të verbtës bullgare. Skamjet tona s’po me lanë të qetë. Diskriminimi, mos barazia me serbët e veriut, (për rrymë e kam fjalën),po me shtyjnë ma n’fund edhe mua, me shkrua!

  Hapi sytë Albin, se tu kanë rrëzua vetullat e po tutna mos po ta rrëzojnë edhe Qeverinë!

   Diçka ka që nuk shkon, se nuk shanë populli bigarihak!

   Nuk shkon kështu; skamnori me pagua rrymën për serbët që marrin rrogë nga Ti e rrogë nga Vuçiçi!

 Nuk je tue me pëlqye, e inat po me vjen, se t’kam përkrah! T’ka hi vetja n’qejf herët, ose herët je hi n’bylyk, e ke nisë mu byrykatë n’tokat dardane, s’po di, por parashikimet e Vangës, keq po më kallxojnë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat