​Deklarata e Lavrov, reagon Ministria e Jashtme

Aktuale

​Deklarata e Lavrov, reagon Ministria e Jashtme

Më: 18 shkurt 2022 Në ora: 21:43
Foto ilustrim

Ministria për Evropën dhe Punë  të Jashtme të Shqipërisë ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministrit së Punëve të Jashtme Sergei Lavrov.

Sipas një njoftimi nga MEPJ në shenjë protestë është thirrur ambasadori i Federatës Ruse në Shqipëri që ta përgënjeshtrojë lajmin e publikuar nga mediat ruse.

Deklarata e MEPJ:

MEPJ hedh poshtë kategorikisht pretendimet e publikuara sot në agjencinë e lajmeve ruse TAS dhe dyshimet e ngritura nga Ministri i Jashtëm Rus, Sergei Lavrov, për praninë e "mercenarëve shqiptarë" në Ukrainë. Në shenjë proteste është thërritur Ambasadori i Federatës Ruse të cilit i është kërkuar përgënjeshtrimi i lajmit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat