‘Çmenduria’ e Putinit/ Biden paralajmëroi pushtimin e Ukrainës, vjen reagimi nga LVV

Aktuale

‘Çmenduria’ e Putinit/ Biden paralajmëroi pushtimin e Ukrainës, vjen reagimi nga LVV

Nga: A.M. Më: 18 shkurt 2022 Në ora: 23:57
Joe Biden dhe Vladimir Putin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden pak më parë u shpreh i bindur se Rusia do ta pushtojë Ukrainën.

Ndaj kësaj deklarate të Bidenit reagoi deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha.

Ai në një postim në Facebook shkroi se sulmi ndaj Ukrainës do të ishte çmenduri e një autokrati.

“Shpresoj shumë që kjo të mos ndodhë, marrë parasysh që do të ketë humbje të mijëra jetë të qytetarëve të pafajshëm!

Kjo është çmenduri e një autokrati dhe nëse sulmi ndodh, Perëndimi duhet ta bëjnë Putinin ta paguaj shtrenjtë”, deklaroi Basha, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Presidenti Biden sapo tha në konferencë për shtyp se Putini ka marrë vendimin për të sulmuar Ukrainën. Shpresoj shumë që kjo të mos ndodhë, marrë parasysh që do të ketë humbje të mijëra jetë të qytetarëve të pafajshëm!

Kjo është çmenduri e një autokrati dhe nëse sulmi ndodh, Perëndimi duhet ta bëjnë Putinin ta paguaj shtrenjtë.

Nëse jo, ky veprim do të shërbej si zhgënjim për shtetet e Evropës lindore, dështim i aleancës veri-perëndimore, dhe aq më keq që do t’jetë si inkurajim për Kinën nesër!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat