Arrestohet sërish Ridvan Ademi, kanosi me kallash policinë

Aktuale

Arrestohet sërish Ridvan Ademi, kanosi me kallash policinë

Më: 21 shkurt 2022 Në ora: 11:50
Ridvan Ademi

Ridvan Ademi, ka përfunduar sërish në pranga të Policisë së Kosovës.

Ai ishte në kërkim që një muaj për një rast të kanosjes që ka ndodhur me kallashnikov në qendër të Podujevës, e ku viktimë ishin zyrtarët policor.

Burimet brenda policisë kanë thënë se shtëpia e Ridvanit është bastisur para disa jave, porse ai nuk është gjetur aty.

Prangosja e Ridvanit u bë gjatë vikendit pas hetimeve intensive të kryera nga njësitet përkatëse të policisë.

28-vjeçari nga Dobratini i Podujevës pas intervistimit me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje prej 48 orësh.

Po ashtu është sekuestruar edhe arma automatike AK-47, e cila dyshohet të jetë përdorur në rastin e kanosjes së zyrtarëve policor.

Hetimet në lidhje me rastin ende janë duke vazhduar.

Ridvani ishte arrestuar edhe në korrik të vitit 2019 nga autoritetet policore të Belgjikës pas shpalljes në kërkim prej Policisë së Kosovës, si i dyshuar për grabitje të shumta.

Ndryshe Ridvan Ademi ishte pjesë e grupit me Kastriot Shalën dhe Leutrim Latifin që dyshohet se kanë kryer grabitje të shumta në banka, pompa të derivative, markete e vetura.

Grupi i “famshëm”, pas shpalljes në kërkim publik, ishte arratisur drejt vendeve perëndimore, e të cilët nga atje gjenin kohë të bënin video duke u tallur me Policinë e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat