Mbahet takimi i komisioneve të përbashkëta të ekspertëve të Kosovës dhe Shqipërisë

Aktuale

Mbahet takimi i komisioneve të përbashkëta të ekspertëve të Kosovës dhe Shqipërisë

Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 16:48
Foto nga takimi

Në ndërtesën e Administratës së Policisë së Kosovës, u mbajt takimi njëditor i komisioneve të përbashkëta të ekspertëve të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë. 

Në një komunikatë për medie nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se ky takim u udhëhoq nga Kolonel Ragip Bunjaku, drejtor i Departamentit për Kufi.

Ky takim si qëllim kishte analizimin e ecurisë së zbatimit të marrëveshjeve ekzistuese ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë

Fokus i veçantë i diskutimit dhe analizimit ishin marrëveshjet e fundit të nënshkruara ndërmjet dy qeverive gjatë vitit 2021 dhe fillimi i hartimit të protokolleve teknike që rrjedhin nga këto marrëveshje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat