Duda Balje kundër lejimit të martesave të gjinisë së njëjtë

Aktuale

Duda Balje kundër lejimit të martesave të gjinisë së njëjtë

Nga: M.L. Më: 23 shkurt 2022 Në ora: 17:23
Duda Balje

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka dhënë qëndrimin e saj për shqyrtimin e Kodit Civil, i cili përmban edhe lejimin e martesave të gjinisë së njëjtë.

Në një postim në Facebook, Balje ka shkruar se do të votojë kundër martesave të gjinisë së njëjtë.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetar,

Siç jeni në dijeni, nesër në rend të ditës në seancën plenare kemi në shqyrtim dhe votim Kodin Civil. Pikë e rendit të ditës është që ky Kod Civil përmban edhe lejimin e martesave të gjinisë së njëjtë.

Unë si deputete nuk mund të dal kundër fesë të cilës i përkas, principeve në të cilat jetoj e as kundër vlerave familjare me të cilat jam rritur. Prandaj, vota ime do të jetë KUNDËR.

Kundër, sepse nuk perketë me kulturen, traditen në të cilën kemi jetuar dhe jetojmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat