U kërkua dorëheqja e Duda Baljes, reagon Behgjet Pacolli

Aktuale

U kërkua dorëheqja e Duda Baljes, reagon Behgjet Pacolli

Më: 23 shkurt 2022 Në ora: 22:03
Behgjet Pacolli dhe Duda Balje

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar pasi Luljeta Demolli, drejtoreshë e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore, ka kërkuar dorëheqjen e deputetes Duda Balje nga Grupi Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e Kosovës ku ajo është kryetare. 

Lidhur me këtë, Pacolli tha se propozimi i Demollit për shkarkimin e Balje ishte i pavend dhe i nxituar.

Ai tha se Duda Balje zgjodh me votën e lirë të popullit, nga ku mbështetët edhe pozicioni i saj në komisionin parlamentar.

“Deputetja Duda Balje u zgjodh me votën e lirë të popullit, nga ku mbështetët edhe pozicioni i saj në komisionin parlamentar. Mendoj se propozimi i znj. Luljeta Demolli, për shkarkimin e znj. Balje ishte i pavend dhe i nxituar”, shkroi Pacolli në Facebook.

Ndryshe, reagimi i Demollit erdhi pasi Balje tha se nuk do të votojë pro Kodit Civil këtë të enjte në Kuvendin e Kosovë i cili përmban lejimin e martesave mes gjinive të njëjta, ku si arsye Balje përmendi fenë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat