​Miratohet ligji për shitjen e banesave për të cilat ekziston e drejta banesore

Aktuale

​Miratohet ligji për shitjen e banesave për të cilat ekziston e drejta banesore

Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 17:11
Kuvendi i Kosovës

Është miratuar Ligji për shitjen e banesave për të cilat ekziston e drejta banesore, me tetë amendamentet e miratuara.

Me 71 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, deputetët kanë miratuar këtë ligj.

Gjatë seancës së sotme, Kuvendi ka miratuar edhe ligjin për ratifikimin e marrëveshjes për sigurime shoqërore mes Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë.

Gjithashtu, deputetët kanë ratifikuar marrëveshjen ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Shqipërisë për zbatimin e lehtësirave doganore dhe të kontrollit të hyrje-daljes së mallrave.

Të dy projektligjet që janë sjellë në Kuvend nga Qeveria, kanë gjetur mbështetjen edhe të partive opozitare. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat