3 viktima, ky është numri i rasteve të reja me Covid-19

Aktuale

3 viktima, ky është numri i rasteve të reja me Covid-19

Nga: A.ZH Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 15:01
Pamje nga QKUK

3 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me Koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë, janë regjistruar 140 raste të reja pozitive.

Ndërsa, janë shëruar 370 persona, përcjell Bota sot.

Njoftimi i plotë:

25 Shkurt 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 836 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë

1.811.481 doza të vaksinës.

Deri më sot 815.155 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 97.071 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 2.060 testime, 140 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 3 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 370 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 220.119.

Në total numri i rasteve aktive është 2.763.

Të dhënat e detajuara mund t'i gjeni KETU

Image
Statistikat nga MSH
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat