Agim Çeku: Ja pse Rusia se ka të lehtë pushtimin e Ukrainës

Aktuale

Agim Çeku: Ja pse Rusia se ka të lehtë pushtimin e Ukrainës

Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 18:06
Agim Çeku

Ish-ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Agim Çeku ka thënë se Rusia nuk e ka të lehtë pushtimin e Ukrainës.

Ai tha se ka gjasa që Rusia të vendosë një qeveri kukull që do të mbështesë Rusinë në Ukrainë.

“Mua po më duket që është shumë i vendosur dhe kurrë Rusia s’mund ta pushtojë Ukrainën dhe si mund të pret Rusia që do ky popull do të jetë pro rus pas kësaj që ka ndodhur. Rusia mund ta vendosë një qeveri kukull që do të jetë total pro ruse, anti-perëndimore”

Më tutje, Çeku deklaroi se ushtria e Ukrainës e ka zgjuar një respekt me qëndrimin e tyre dhe luftën që po e bën.

“Ashtu siç po dëgjojmë shohim se sot ka shenja, thirrje të ushtrisë që ta marr pushtetin me puc. Kjo është një element pushteti për ushtrinë e Ukrainës. E ka zgjuar një respekt me qëndrimin e tyre me luftën që po e bën”, ka thënë Çeku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat