16 kandidatë për drejtor të përgjithshëm të RTK-së

Aktuale

16 kandidatë për drejtor të përgjithshëm të RTK-së

Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 20:58
Foto ilustrim

Bordi i Radio Televizionit të Kosovës përmes një njoftimi për media ka njoftuar se janë 16 kandidatë që kanë aplikuar për pozitën e drejtorit të përgjithshëm të RTK-së.

Bordi ka publikuar emrat e kandidatëve, teksa njofton se Komisioni do të verifikojë aplikacionet bazuar në kriteret e konkursit dhe brenda afateve të caktuara kohore, do të përpilojë listën finale dhe do t’i njoftojë kandidatët për datën, vendin dhe kohën e mbajtjes së testit me shkrim.

“Komisioni vlerësues dhe përzgjedhës për përpilimin e listës së kandidatëve të paraqitur në konkursin publik, për vendin e lirë të punës: Drejtor i Përgjithshëm i Radio Televizionit të Kosovës, ka mbajtur takim, në të cilin ka hapur aplikacionet e kandidatëve”, thuhet në njoftim.

Kandidatët që kanë aplikuar brenda afatit kohor të përcaktuar me konkurs janë:

Adriana Kutllovci

Arben Berisha

Bekim Hasani

Burhan Lata

Fadil Hoxha

Fahredin Shehu

Fisnik Derguti

Fitore Miftari

Gjergj Filipaj

Hysen Hundozi

Mehmet Kalisi

Orhan Hajrizi

Remzije Zeqiraj

Shkumbin Ahmetxhekaj

Valentina Saraçini

Zenel Hajrizi 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat