Pa panik, Kosova ka mjaftueshëm miell

Aktuale

Pa panik, Kosova ka mjaftueshëm miell

Më: 26 shkurt 2022 Në ora: 13:43
Miell

Fabrika për prodhimin e miellit “M&Sillosi” në njoftimin e tyre për media ka thenë se furnizimi me grurë është i rregullt ku prodhimi po vazhdon me kapacitete të plota dhe ka premtuar se nuk do të lejojnë që tregu i Kosovës të mbetet pa sasinë e nevojshme të miellit për t’i përmbushur nevojat e qytetarëve.

“Nuk ka asnjë arsye për panik. Ashtu siç edhe ka ndodh në të kaluarën, M&Sillosi me brendet e saj Finnesa, Dellino dhe Sofra ka arritur që të furnizojë tregun e Kosovës me sasi të nevojshme të miellit dhe nuk ka lejuar të mbetet tregu pa furnizime të mjaftueshme për t’i plotësuar nevojat e qytetarëve për miell. Këtë e bëjmë edhe tani dhe do e bëjmë në të ardhmen. Kapacitetet tona të prodhimit dhe të deponimit janë të mëdha”

Kjo fabrikë ka kërkuar nga qytetarët që të mos krijojnë stoqe të panevojshme, duke shtuar se nëse të gjithë blejnë përnjëherë do të krijojnë vështirësi në furnizimin me miell.

“Njëkohësisht, M&Sillosi, kërkon nga të gjithë qytetarët e Kosovës që të mos bien pre e dezinformatave dhe të disa tregtarëve të papërgjegjshëm të cilët arrijnë të përfitojnë nga kjo situatë.

Nuk ka nevojë për krijimin e stoqeve të panevojshme nëpër shtëpitë tuaja. Në të gjitha marketet, furnizimet me miell vazhdojnë dhe ato do të mbahen të furnizuara me rregull. Nëse të gjithë blejnë përnjëherë është e vështirë të ketë miell tërë kohën. Prandaj, mos bëni panik sepse miell ka mjaftueshëm dhe nuk kemi mungesë të rezervave të grurit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat