“Ukrainasit po e mbrojnë vendin e tyre sikur e mbrojtëm ne”

Aktuale

“Ukrainasit po e mbrojnë vendin e tyre sikur e mbrojtëm ne”

Nga: A.SH Më: 28 shkurt 2022 Në ora: 23:56
Ukrainë

Analsiti Skënder Mulliqi përmes një shkrimi ka thënë se ngjarjet që po ndodhin në Ukrainë nga agresori rus janë të tmerrshme.

Sipas tij, ukrainasit po e mbrojnë vendin e tyre sikur e mbrojtëm ne duke shtuar se kjo do të jetë fitorja e tyre me mizorët rusë, edhe pse mund të jetë më kosto shumë të lartë.

Shkrimi në Facebook:

Kosova dhe shqiptarët shumë njerëz kanë humbur historikisht për lirinë dhe pavarësinë e tyre nga Serbia. Shumë të rinjë kanë shkuar në luftë dhe nuk janë kthyer më kurrë. ëAta kan mbetur heronjë. Me shpërbërjen e ish-Jugosllavisë, nuk pësuan të gjithë njejtë. Është amorale te krahasosh jetën e fëmijëve tanë, në luftë dhe jetën e atyre, që bën jashtë vatrave të luftës.

Ata që ishin jashtë lufte nuk ishin të mërzitur, të uritur, nuk ishin të mërdhirë duke jetuar brenda katër mureve të prishta, apo edhe krejt jashtë në fushë. Granatat dhe plumbat e mitralozëve dhe pamjet duke ju vdekur më të dashurit e tyre para syve, ishin vetë tmerri… Nuk ka qenë e mundshme t’i paramendosh rrethimet e ndryshme nga fashistët serb… Këto fotografi të fëmijëve po i shohim sërish në Ukrainë. Ukrainasit po e mbrojnë vendin e tyre sikur e mbrojtëm ne. Kjo do të jetë fitorja e tyre me mizorët rusë, edhe pse mund të jetë më kosto shumë të lartë ..!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat