Osmani: Faleminderit për pritjen e ngrohtë, President Erdogan!

Aktuale

Osmani: Faleminderit për pritjen e ngrohtë, President Erdogan!

Më: 1 mars 2022 Në ora: 20:47
Vjosa Osmani, Recep Tayyip Erdogan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke qëndruar në Turqi për vizitë zyrtare.

Osmani e ka falënderuar për pritjen Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

“Raportet e veçanta në mes qytetarëve tanë, historia e bashkëpunimit dhe e mirëbesimit, si dhe mbështetja e pakursyeshme për të ardhmen tonë euro-atlantike janë konfirmimi më i mirë i raporteve të palëkundura në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë”, ka shkruar Osmani.

Pak më parë ata mbajtën një konferencë të përbashkët për media në të cilën Erdogan u deklarua se e përkrahin Kosovën në anëtarësimin e saj në NATO.

Në pyetjen e një gazetareje se a mund ta “ndihmoni Kosovën të anëtarësohet në NATO e ta mbështetni në sigurimin e njohjeve”, presidenti turk u përgjigj se Turqia ishte shteti i dytë që e njohu Kosovën pas ShBA-ve dhe e përkrahi që nga ajo ditë në sigurimin e njohjeve, dhe në mënyrë të ngjashme do ta përkrahë në anëtarësim në aleancën mbrojtëse të NATO-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat