5000€ nga “Skënderbeu” në Fondin e sigurisë

Aktuale

5000€ nga “Skënderbeu” në Fondin e sigurisë

Nga: M.L. Më: 1 mars 2022 Në ora: 22:32
Nexhat Haziri

Ligjëruesi i Universitetit të Parisit, Nezir Kraki, është bashkuar nismës për mbushjen e fondit të sapo krijuar për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Kraki në një postim në Facebook, ka njoftuar se do t`i dhurojë 5 mijë euro për Fondin e Sigurisë, të cilat janë mbledhur nga një aksion për blerjen e një libri kushtuar heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Postimi i plotë:

5000€ nga “Skënderbeu” në Fondin e sigurisë

Para dy viteve këtu në fb e patëm organizuar një fond për blerjen e një libri të rrallë mbi historinë e Skënderbeut. Libri kushtonte 5 mije euro dhe gjendej në Spanjë. 167 persona morën pjesë me donacione dhe u mblodhën 5302,15€, nga të cilat FB ndali 126,40€ taksa. Siç shihet në foto, shuma totale pas taksave ishte 5175,75€. Megjithatë, derisa mblidhej fondi libri ishte shitur. Tani duke kërkuar intenzivisht e pata gjetur të njëjtin libër, botim edhe më të hershëm, në Paris për 800€. Pastaj erdhi covid dhe asnjë plan s’u realizua. Libri do t’i dhurohet Muzeut të Kosovës, ashtu siç ishte menduar ne fillim.

D.m.th, nga 5175,75€ veç 800 janë shpenzuar për libër. Shuma e mbetur është 4375,75€.

E patëm lënë që me shumën e mbetur të blihen libra tjerë të rrallë për ta pasuruar fondin e Bibliotekës kombëtare apo Muzeun e Kosovës. Kjo nuk ndodhi sepse këto dy vite jeta shkoi n’ çorodi me një dreq virus.

Sot, me pajtimin e nënkuptueshëm të donatoreve, mendoj se shuma e mbetur nga fondi i librit «Skënderbeu » duhet të derdhet në fondin e sigurisë së Kosovës.

Por shumën e mbetur dua ta rrumbullakësoj personalisht në 5000€.

Prandaj, pa asnjë hezitim, do t’i shtoj 625€ nga xhepi im që të bëhen fiks 5 mijë dhe të deponohen në shërbim të interesit të përgjithshëm.

Natyrisht, kjo do bëhet në mënyrë transparente siç ishte bërë edhe mbledhja e fondit për të cilin e falënderoj çdo kontribuues dhe i ftoj, në rast mospajtimi me këtë ide, të më shkruajnë privatisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat