Deputeti Bajrami e bën sefte, publikon transaksionin për Fondin e Sigurisë

Aktuale

Deputeti Bajrami e bën sefte, publikon transaksionin për Fondin e Sigurisë

Nga: V.N Më: 2 mars 2022 Në ora: 12:04
Kuvendi i Kosovës

Kryeministri Kurti dje gjatë ditës dha lajmin se ka urdhëruar forminin e Fondit të Sigurisë. Ndërsa sot gjatë orëve të para të mëngjesit u bë publik edhe numri i llogarisë se ku munden me i dërgu të hollat ata që kanë vullnetin që të kontribuojnë në këtë drejtim.

Kompani të ndryshme vendore dje deklaruan se do të ndajnë shuma për të kontribuar në Fondin e Sigurisë. Nuk kanë munguar edhe deklarimet e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Një ndër të parët ishte edhe deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Alban Bajrami, i cili ashtu edhe siç kishte shkruar ditën e djeshme, sot e ka ekzekutuar pagesën përmes bankës.

Bajrami kishte shkruar se do ta dhurojë rrogën e muajit të deputetit, në mënyrë që të jenë edhe ata vet shembull për sa i përket emergjencës së Fondit të Sigurisë.
 

Image
Transaksioni i deputetit Bajrami

 


 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat