Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK) njoftoi se ka vdekur Behare Brahaj, Mami në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
SHSKUK, me këtë rast i ka shprehur ngushëllime familjes dhe kolegëve të mamisë e po ashtu edhe gjithë komunitetin shëndetësor.
“Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, me pikëllim të thellë pranoi lajmin për vdekjen e Behare Brahaj e cila për shumë vjet punoi si mami në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Ngushëllime familjes, kolegëve dhe gjithë komunitetit të shëndetësisë”, thuhet në njoftim.