​Deputetët për tre muaj shpenzuan rreth 19 mijë euro për bileta, udhëtime dhe akomodime jashtë vendit

Aktuale

​Deputetët për tre muaj shpenzuan rreth 19 mijë euro për bileta, udhëtime dhe akomodime jashtë vendit

Më: 2 mars 2022 Në ora: 16:08
Kuvendi i Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës për tre muajt e fundit të vitit 2021 kanë shpenzuar rreth 18 mijë e 855 euro për bileta, udhëtime dhe akomodime jashtë vendit.

Të zgjedhurit e popullit vetëm për muajt tetor, nëntor dhe dhjetor shpenzuan 8 mijë e 959 euro për udhëtime zyrtare, ndërsa akomodimi i tyre buxhetit të shtetit i kushtoi 5 mijë e 539 euro.

E biletat për të siguruar këto udhëtime të deputetëve kushtuan 4 mijë e 357 euro.

KP ka siguruar raportin vjetor të Kuvendit të Kosovës për vitin 2021, aty mes tjerash shihet se ndër vizitat më të shpeshta zyrtare të deputetëve kanë qenë në Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut.

Mirëpo nuk kanë munguar as vizitat në Francë, Finlandë, Hungari, Slloveni dhe Greqi.

Image
Raporti vjetor i Kuvendit të Kosovës për vitin 2021
Image
Raporti vjetor i Kuvendit të Kosovës për vitin 2021
Image
Raporti vjetor i Kuvendit të Kosovës për vitin 2021
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat