​Sveçla takohet me Shaked, diskutojnë bashkëpunimin Kosovë-Izrael

Aktuale

​Sveçla takohet me Shaked, diskutojnë bashkëpunimin Kosovë-Izrael

Më: 2 mars 2022 Në ora: 18:26
Xhelal Sveçla ka takuar sot homologun e tij nga Izraeli Ayelet Shaked.

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka takuar sot homologun e tij nga Izraeli Ayelet Shaked.

Me të, ai ka biseduar mbi bashkëpunimit në fushën e migrimit, sigurisë, zhvillimit ekonomik dhe digjitalizimit.

Në takim po ashtu u diskutua për inicimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit fillimisht në katër fusha me prioritet: për mundësinë që kompanitë ndërtimore të Kosovës të operojnë në Izrael, heqjen e vizave nga të dyja vendet, nënshkrimin e marrëveshjes së ripranimit dhe mbështetjen e Kosovës në teknologji informative.

Sveçla dhe Shaked u dakorduan që të intensifikojnë bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve dhe të agjencive që mbulojnë ministritë përkatëse.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat