I dyshuar në aferën “Brezovica”, deklarohet për herë të parë dhëndri i ministrit Aliu

Aktuale

I dyshuar në aferën “Brezovica”, deklarohet për herë të parë dhëndri i ministrit Aliu

Më: 3 mars 2022 Në ora: 18:34
Berat Lahu

Për herë të parë është deklaruar Asamblisti i Vetëvendosjes në komunën e Prishtinës Berat Lahu pasi që është duke u kërkuar nga Policia e Kosovës lidhur me rastin e njohur si “Brezovica”.

Në një përgjigje për Kallxo.com, Lahu mohoi se është kontaktuar nga organet e rendit e drejtësisë në lidhje me rastin.

“Jo, unë e kam parë lajmin ashtu siç e keni pa ju, nuk kam aspak informata. Unë nuk gjendem në Kosovë, nuk e di çka mundet me pas ndërtime në Brezovicë me mu unë asnjëherë skam punuar në institucione qendrore as lokale as nuk jam marrë me ndërtimtari. Është e pakuptimtë që mu ndërlidh emri jem me këtë çështje”, tha Lahu.

Berat Lahu, është dhëndër i ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu. Ai është anëtar i grupit të asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë.

Aksioni ‘Brezovica’, për të cilin u prangosën shtatë persona të enjten, ka vazhduar sot për të tretën herë me radhë, nën dyshimin për lëshimin e lejeve ndërtimore në Parkun Kombëtar ‘Sharri’, në zonën e Brezovicës.

Sot janë bastisur 12 lokacione në katër qytete të Kosovës, në Ferizaj janë  bastisur 5 lokacione, 1 në Lipjan, 1 në Skenderaj dhe 5 të tjera në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat