Eksperti amerikan përmend momentin kur Zelensky i kishte kërkuar ndihmë Trumpit: Ja ҫfarë i kishte thënë ai për Putinin

Aktuale

Eksperti amerikan përmend momentin kur Zelensky i kishte kërkuar ndihmë Trumpit: Ja ҫfarë i kishte thënë ai për Putinin

Nga: H.O. Më: 3 mars 2022 Në ora: 21:50
Zelensky/ Trump

Profesori dhe eksperti amerikan për politikën dhe çështjet e Ballkanit në Universitetin e Nju Jorkut, Alon Ben-Meir në një shkrim të tij dërguar ‘Bota sot’ ka folur rreth luftës që po zhvillohet në Ukrainë.

Ai ka përmendur bisedën e Presidentit të Ukrainës me Donald Trump dy vjet më parë, kur ky i fundit, “paturpësisht e mbajti atë ndihmë peng të interesave të tij personale politike”, thotë eksperti amerikan.

“Kur shohim se çfarë po ndodh në Ukrainë, sesi ai vend po përballet heroikisht me gjithë fuqinë e ushtrisë shumë më të fuqishme ruse, duhet të kujtojmë bisedën e Trump me Zelensky më 25 korrik 2019. Presidenti i Ukrainës kërkoi nga Trump ndihmë ushtarake që do ta ndihmonte vendin e tij t'i përgjigjej separatistëve rusë dhe ndaj vetë agresionit nga Rusia që tani po i reziston trimërisht. Gjatë asaj telefonate, Zelensky tha "Ne jemi ... të gatshëm të blejmë më shumë Javelins nga Shtetet e Bashkuara për qëllime të mbrojtjes". Ne të gjithë e dimë se si u përgjigj Trump: "Unë do të doja që ju të na bëni një nder..." Trump paturpësisht e mbajti atë ndihmë peng të interesave të tij personale politike. Trump – i cili vazhdimisht kërkonte, si Putini, të dobësonte NATO-n – nuk dështoi kurrë të lavdëronte presidentin rus; dhe le të mos harrojmë Helsinkin, ku Trump në mënyrë eksplicite e mori fjalën e autokratit mbi atë të komunitetit të tij të inteligjencës”, thekson ai.

Eksperti amerikan, thotë se, ‘ëndrrat e kota të Putinit për të rikthyer ditët e lavdisë së perandorisë ruse do të dëshmojnë pa ndryshim zhbërjen e tij. Le të jetë ky mësim për liderët diktatorialë që e shohin Putinin si një model’.

“ Dhe sa herë që Trump i referohet Putinit si "të zgjuar", le të shërbejë si një konfirmim se vetë Trump është nën përçmimin, se ai dhe ndjekësit e tij sykofantë janë helm për këtë Republikë dhe puthje vdekjeje për institucionet tona demokratike. Presidenti i Ukrainës e ka dëshmuar veten se është një hero, një frymëzim për njerëzit liridashës në mbarë botën – në të vërtetë ai është gjithçka që nuk janë diktatorët autoritarë dhe egoistë si Putini dhe diktatorët e padëshiruar si Trump”, vlerëson ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat