Gjenerali Demiraj: Kanë hyrë njësitë e rezistencës perëndimore për ta asistuar mbrojtjen e Ukrainës / Rusia po pëson humbje të thella

Aktuale

Gjenerali Demiraj: Kanë hyrë njësitë e rezistencës perëndimore për ta asistuar mbrojtjen e Ukrainës / Rusia po pëson humbje të thella

Nga: I.M. Më: 3 mars 2022 Në ora: 23:26
Gjeneralmajori rus Andrey Sukhovetsky i vrarë nga një snajper ukrainas

Gjenerali Dritan Demiraj ka befasuar duke deklaruar se Kievi nuk do të bie në duart e Rusisë, pavarësisht që Rusia po e rrethon me të gjitha armët e ndaluara si raketat bombat raketore TOS 1 - termboberthamore, dhe raketat tjera po ashtu të ndaluara për përdorim në zonat urbane.

Ai parashikon një luftë të ashpër, e cila në fund do të fitohet nga Ukraina.

Demiraj duke folur në emisionin “Opinion”, nëse kishte informacione që e konfirmojnë vrasjen e një gjenerali rus me snajper, sipas raportimeve perëndimore, tha se kjo ishte e saktë, dhe se ai kishte informacione të tjera të bollshme, që nuk dihen nga publiku.

Daily Mail dhe Newsweek kanë raportuar sot se gjeneralmajori Andrey Sukhovetsky është qëlluar nga një snajper ukrainas, ndërsa forcat ukrainase kishin arritur ta zmbrapsin ofensivën ruse.

Vrasja e tij nuk është konfirmuar nga shteti rus, por disa media ruse e kanë botuar lajmin, ndërsa sipas Daily Mail-it, ekzekutimi i gjeneralit u konfirmua në mediat sociale nga kolegu i tij, Sergey Chipilyov, dhe po ashtu është u raportua gjerësisht në disa media ukrainase, madje edhe ruse.

Një burim ushtarak për Daily Mail, ka konfirmuar se ai është vrarë nga një snajper ukrainas dhe funerali i tij do të mbahet në Rusi, ditën e shtunë. Deri tani, Andrey Sukhovetsky është figura më e lartë e ushtrisë ruse e vrarë në Ukrainë.

Sipas gjeneralit Demiraj, hyrja e njësive të rezistencës Perëndimore, e ka bërë ushtrinë ruse të ndalet dhe të rishikojë strategjitë, për shkak të humbjeve shumë të mëdha, të paparashikueshme.

“Një numër i njësive të rezistencës perëndimore tashmë është duke zhvilluar dhe drejtuar asistencën ushtarake në disa fronte në Ukrainë, gjë e cila pa dyshim do rrisi koston e humbjeve të ushtrisë ruse”, tha Deemiraj duke sqaruar se pse ka ndalur lëvizjen e trupave dhe po rishikon strategjinë Rusia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat