“Blerinës së vogël nuk arrita t’ia dëgjojë zërin”, Bekim Jashari kujton 5 marsin e vitit 1998

Aktuale

“Blerinës së vogël nuk arrita t’ia dëgjojë zërin”, Bekim Jashari kujton 5 marsin e vitit 1998

Nga: G.B Më: 5 mars 2022 Në ora: 10:46
Prekaz

Bekim Jashari ka kujtuar 5 marsin e vitit 1998, kur kishte thirrur por askush nuk i lajmërohej në telefon, pasi kishin nisur betejën e fundit kundër agresorit serb.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Blerinës së vogël nuk arriti t’ia dëgjonte zërin edhe njëherë, përcjell Bota sot.

“Kështu pushka dhe kënga nuk u ndalën deri në rënien e tyre për të mos vdekur kurrë. Dhe ndodhi siç me tha babushi një javë para rënies: “Nuk e di sa do të zgjasë por bota do ta merr vesh se çka do të ndodhë këtu””, ka shkruar ai.

Jashari i ka thënë komandantit se “nipi yt Bashkimi sot në 24 vjetorin e rënies suaj heroike do t’iu nderojë me ushtarët tuaj të ri”.

Postimi i tij i plotë:

5 Mars 1998

Telefoni biente pa u ndalur, por askush nuk lajmërohej sepse që të gjithë kishin nisur betejën e fundit kundër agresorit serb.

Blerinës së vogël nuk arrita edhe një herë t’ia dëgjoj zërin, e cila kishte aq shumë mall për mua.

Kështu pushka dhe kënga nuk u ndalën deri në rënien e tyre për të mos vdekur kurrë.

Dhe ndodhi siç me tha babushi një javë para rënies:

“Nuk e di sa do të zgjasë por bota do ta merr vesh se çka do të ndodhë këtu”.

Komandant, nipi yt Bashkimi sot në 24 vjetorin e rënies suaj heroike do t’iu nderojë me ushtarët tuaj të ri!

Lavdi Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe gjithë dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat