​Osmani takohet me Xhaferin

Aktuale

​Osmani takohet me Xhaferin

Më: 5 mars 2022 Në ora: 11:02
Talat Xhaferi dhe Vjosa Osmani

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi sot është pritur në takim nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Takimi i Osmanit dhe Xhaferit është mbajtur me dyer të mbyllura e ku mediet u lejuan të marrin vetëm pamje.

Pas takimit nga zyra e preisdentes do të dërgojnë komunikatë për medie.

Ndërkohë që sot është dita e dytë e Xhaferit që po qëndron për vizitë zyrtare në Prishtinë.

Ai fillimit të premten u prit nga homologu i tij kosovar, Glauk Konjufca, që më pas të dy bashkë u deklaruan dhe për medie. Në këtë konferencë Xhaferi ka ofruar mbështetje Kosovës për anëtarësim në NATO dhe gjitha organizatat të tjera ndërkombëtare.

Xhaferi është takuar të premten me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti e më pas edhe me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun dhe kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat