Ismaili viziton Veselin në Hagë

Aktuale

Ismaili viziton Veselin në Hagë

Më: 5 mars 2022 Në ora: 15:21
Kadri Veseli dhe Uran Ismaili

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, është duke qëndruar në Hagë për vizitë te ish Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

Nga Haga, Ismaili ka thënë se Epopeja e 5, 6, 7 marsit është dhembja dhe krenaria jonë e pafundme, kur Adem dhe Hamzë Jashari, me familjet e tyre, sulmeve barbare të Serbisë iu përgjigjen me armë dhe këngë, dhe një nga një dhanë jetën e tyre - për të mos u harruar kurrë.

“Pushkët që filluan aty, nuk u ndalën më në gjithë Kosovën, deri në çlirimin e saj. Kjo epope do t'i mobilizonte mijëra të rinj e të reja që t’i bashkoheshin UÇK-së, për ta ndalur gjenocidin serb dhe për t’i dhënë mundësi jetës e lirisë”, ka shkruar Ismaili.

“Edhe sot, kur ndodhem në Hagë, për vizitë te ish Kryetari Kadri Veseli, një ndër bashkëluftëtarët e Adem Jasharit dhe një ndër themeluesit e UÇK-së, dhembja dhe krenaria janë të përbashkëta për ata që vazhduan në rrugën e lirisë, dhe me heroizmin e tyre e të popullit tonë Kosova është e lirë.”, ka shtuar ai.

Në fund, Ismaili ka shprehur nderim të përjetshëm për heronjtë tanë dhe për të gjithë të rënët e lirisë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat