Kongresmeni amerikan: Ka ardhur koha që Kosova të pranohet në NATO

Aktuale

Kongresmeni amerikan: Ka ardhur koha që Kosova të pranohet në NATO

Më: 5 mars 2022 Në ora: 15:50
Kongresmeni amerikan, Richie Torres

Kongresmeni amerikan, Richie Torres, ka thënë se Amerika nuk ka aleat më të madh se Kosova në Evropën Juglindore dhe shton se ka ardhur koha që Kosova të pranohet në NATO.

Torres kur ka folur për lidhjen e fortë në mes të Amerikës dhe Kosovës, ka përmendur faktin se Kosova ka qenë ndër vendet e para që ka pranuar refugjatë nga Afganistani.

“Shtetet e Bashkuara nuk kanë aleat më të madh në Evropën Juglindore se Kosova, e cila ishte ndër vendet e para që pranoi refugjatët afganë.

Ka ardhur koha që Kosova të pranohet në NATO”, ka shkruar Torres, teksa ka shpërndarë një artikull të New York Post.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat