Familja Imeri: Pse komandantët e shpifur i “falënderohen” Adem Jasharit

Aktuale

Familja Imeri: Pse komandantët e shpifur i “falënderohen” Adem Jasharit

Më: 6 mars 2022 Në ora: 18:17
Adem Jashari në një konferencë me gazetarë në Tiranë

Pothuajse të gjithë ish komandantët e shpifur i 'falënderohen' Adem Jasharit, për flijimin e tij.

Por, asnjëri nga komandantet e rremë nuk iu gjend aty afër kur ai luftonte kundër makinerisë policore dhe ushtarake të Serbisë...

Historia nuk shkruhet me pallavra, por me fakte, këtë duhet dhe do ta mësojnë komandantët, milionerë të pasluftës, dhe veteranët e rremë që bashkërisht po e rrjepin Kosovën e varfër.

E vërteta është provë historike që poshtëron mashtruesit në kohë dhe hapësirë.

Ata që sot gjenden në Hagë, nuk gjenden në Hagë pse ishin me Adem Jasharin.

-ata që gjenden në Hagë janë në Hagë pse kanë ekzekutuar rival politik dhe asnjëri nga ata në natën e flijimit nuk gjendshin aty kur u masakrua themeluesi i UÇK-së... (kjo është e vërteta historike që nuk mund të maskohet as ngjyroset).

Lavdi themeluesve të UÇK-së Adem e Hamëz Jasharit

Lavdi Baces Shaban

Lavdi e përjetshme familjes së Themeluesit të UÇK-së...

Gjaku i tyre ka vënë themelet e lirisë dhe të Pavarësisë së Kosovës.

Familja Imeri

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat