Familja Imeri përkujton mësuesin e vrarë Hakiun: Armiku i dijes 'komandant' ‘Gjarpni’ është duke shijuar burgun...

Aktuale

Familja Imeri përkujton mësuesin e vrarë Hakiun: Armiku i dijes 'komandant' ‘Gjarpni’ është duke shijuar burgun...

Nga: I. M. Më: 7 mars 2022 Në ora: 11:03
Objekti i shkollës së parë laike shqipe në Korçë

Sot, shënojmë 7 Marsin ditën e mësuesit. Kjo është një datë e rëndësishme kulturore e historike për ne të gjitha trojet shqiptare, me, 1887 hapi dyert mësonjëtorja e parë laike në Korçë me drejtor Pandeli Sotirin.

Me fjalë të tjera kjo është dita kur e filloi punën shkolla shqipe.

Të dashur mësues , ju që na mësuat shkronjat e para, ju që na mësuat si ta ruajmë gjuhen shqipe, ju që na mësuat si ta dojmë atdheun ju ishit dhe jeni drita e përhapur në mbarë globin.

Festen e mësuesit në data të ndryshme e festojnë edhe popujt tjerë, andaj kjo është një ngjarje me peshë të madhe historike globale.

Me këtë rast përkujtojmë babain, vëllain, gjyshin Haki Imeri, i cili është ekzekutuar me urdhër të atyre që armik kishin dijen.

Duhet ta potencojmë fuqishëm se për ditën e mësuesit armiku i dijes 'komandant' Gjarpni është duke e shijuar burgun...

Familja Imeri

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat