Haxhiu: Të bashkohemi në një ide, që asnjëherë më në këtë Kuvend të mos fyhen deputetet apo gratë e kabinetit qeveritar

Aktuale

Haxhiu: Të bashkohemi në një ide, që asnjëherë më në këtë Kuvend të mos fyhen deputetet apo gratë e kabinetit qeveritar

Më: 7 mars 2022 Në ora: 16:45
Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, që asnjëherë më në Kuvend të fyhen gratë deputete apo ministra të kabinetit qeveritar.

Ministrja Haxhiu tha se për shumë vite në këtë Kuvend është prodhuar gjuhë fyese ndaj grave deputete e ministra. Ndonëse tha se që nga ardhja e Qeverisë Kurti, kjo gjë nuk ka ndodhur.

Ky Kuvend mund të jetë shembull. Jo rrallë herë edhe nga Kuvendi i Kosovës kemi parë gjuhë seksiste, mizogjene dhe fyerje ndaj vajzave dhe grave, mirëpo edhe deputetet e këtij Kuvendi edhe ministret e kabinetit qeveritar. Ndoshta është koha e fundit që t’i japim fund këtyre problemeve nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, sikurse edhe nga kabineti qeveritar. Ndonëse për këta të fundit përgjatë kohës së Qeverisë Kurti nuk mbajë mend gjuhë seksiste apo mizogjene që i’u është bërë ndonjë deputeteje grua të këtij Kuvendit. Prandaj është mirë që sot të për bashkohemi në një ide, që asnjëherë më në këtë Kuvend të mos fyhen deputetët apo gratë e kabinetit qeveritar. Unë konsideroj që duhen të merren masa disiplinore ndaj këtyre deputetëve”, tha ministrja Haxhiu.

Ajo tha se vetëm kështu mund të arrihet të jepet një shembull i mirë. Tutje tha se diskriminimi gjinorë ka prodhuat dhunën në shoqërinë e vendit.

“Dominimi i burrave ndaj grave i ka bërë ato të ndihen të pafuqishme. Pandemia ua ka cenuar grave edhe më shumë sigurinë e tyre. Vrasjet e vajzave dhe grave kanë shpërfaqur shumë në sistem të drejtësisë”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat