Lutfi Haziri: Haki Rugova ishte mik dhe patriot i jashtëzakonshëm

Aktuale

Lutfi Haziri: Haki Rugova ishte mik dhe patriot i jashtëzakonshëm

Nga: M.L. Më: 9 mars 2022 Në ora: 12:56
Foto e postuar nga Haziri në Facebook

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka reaguar me rastin e ndarjes nga jeta të nënkryetarit të LDK-së dhe ish kryetarit të Istogut, Haki Rugova.

Në një postim në Facebook, Haziri, ka treguar se më shumë se tre dekada ka punuar së bashku me Rugovën për të mirën e kombit.

Postimi i plotë:

Na mërzite shumë, miku im Haki Rugova.

Më shumë se tri dekada punuam bashkë, për të mirën e kombit.

Themelues i LDK-së, Nënkryetar i saj për disa mandate, Kryetar shembull për disa mandate i Istogut, patriot e mik i jashtëzakonshëm.

E dashura familje Rugova, miq, kolegë, bashkëveprimtarë e bashkëpatriotë të Haki Rugovës, ju lutem, pranoni ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe.

Lamtumirë, miku im i shtrenjtë!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat