Diskutohen ndryshimet për Procedurën Përmbarimore, Kica sugjeron këto çështje

Aktuale

Diskutohen ndryshimet për Procedurën Përmbarimore, Kica sugjeron këto çështje

Më: 9 mars 2022 Në ora: 20:44
Foto ilustrim

Deputetja Doarsa Kica ka njoftuar se Komisioni për Legjislacion, sot diskutoi për ndryshimet në Ligjin për Procedurën Përmbarimore.

Ajo madje ka theksuar se shkurtimisht ka sugjeruar që të shqyrtohen edhe çështjet në vijim:

1. Të rikthehet tarifa e efikasitetit/suksesit nga kreditori, te debitori;

2. Të adresohen kundërthëniet në dispozita të caktuara të ligjit bazik, dhe plotësim ndryshimit në vitin 2017;

3. Të rivlerësohet mënyra e alokimit të lëndëve dhe kjo të bëhet me përcaktim të kritereve, që të evitohet mundësia e alokimit të lëndëve te përmbaruesit që nuk tregohen të përgjegjshëm/suksesshëm, sidomos meqë bëhet fjalë për inkasimin e mjeteve të institucioneve e ndërrmarjeve publike;

4. Të definohen saktë kompetencat e organit mbikqyrës të Ministrisë së Drejtësisë, që të evitohet përceptimi se ky organ ka rol kontrollues në meritat e lëndëve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat