Nuk ka nevojë për panik, të evitohen blerjet e pakontrolluara

Aktuale

Nuk ka nevojë për panik, të evitohen blerjet e pakontrolluara

Nga: V.N Më: 10 mars 2022 Në ora: 14:14
Foto ilustrim

Ngritja e çmimeve në dy ditët e fundit ka shkatuar paknaqësi të madhe në mesin e qytetarëve. Vaji, buka, nafta janë vetëm disa prej produkteve që kanë shënuar rritje. Pavarësisht deklaratës së kryeministrit Kurti se nuk ka vend për panik, shumë prej qytetarëve kanë mbushur shtëpitë e tyre edhe me ushqime rezervë.

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve ekonomike, Edison Jakurti, në një prononcim për Gazetën “Bota sot”, ka thënë se nuk duhet ta rrisim panikën sa i përket çmimeve dhe se nuk është e nevojshme të bëhen blerje të pakontrolluara.

“Sa më shumë që ka pritje për rritje të çmimeve, aq më shumë do të rriten ato. Prandaj qytetarët nuk duhet të bëjnë blerje të pakontrolluara e në panik”, tha Jakurti.

Sipas tij Qeveria duhet që të jetë më vigjilente ndaj atyre që e keqpërdorin tregun.

"Qeveria duhet edhe ta shtojë kontrollin dhe dënimet ndaj keqpërdoruesve edhe të prezantojë një sërë politikash që synojnë ta zvogëlojnë efektin negativ të rritjes së çmimeve“, tha Jakurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat