Ish-ambasadori Qëndrim Gashi nderohet nga Franca me urdhërin “Komandant i Legjionit të Nderit”

Aktuale

Ish-ambasadori Qëndrim Gashi nderohet nga Franca me urdhërin “Komandant i Legjionit të Nderit”

Më: 10 mars 2022 Në ora: 23:08
Foto nga takimi

Qëndrim Gashi, ish Ambasadori i Kosovës në Francë u nderua sonte me udhëtin Komandant i Legjionit të Nderit.

Urdhëri i ndarë nga Presidenti Macron, iu dorëzua Ambasadorit Gashi sonte në një ceremoni të veçantë në Ambasadën e Francës në Prishtinë.

Siç njofton ish-ambasadorja e Kosovës në Washington, Vlora Çitaku, titullin e Komandantit të Legjionit të Nderit e kanë vetëm Ismail Kadare dhe Edi Rama.

“Qëndrimi është mbase personi më i ri në moshë që ka këtë titull. E mes shqiptarëve, për aq sa kam njohuri, titullin e Komandantit të Legjionit të Nderit e kanë vetëm Ismail Kadare dhe Edi Rama. E nga sot, edhe Qëndrimi i Kosovës! Çfarë nderi për ne”, shkroi Çitaku në Twitter.

Ndërkaq, Gashi ishte liruar nga detyra, vitin e kaluar nga presidentja Vjosa Osmani.

Qëndrim Gashi ishte emëruar ambasador në Francë më 2016, sipas tij me nismën e ish-presidentes, Atifete Jahjaga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat