Rikonfirmohen kandidatët për Kryeprokuror të Shtetit

Aktuale

Rikonfirmohen kandidatët për Kryeprokuror të Shtetit

Më: 11 mars 2022 Në ora: 17:00
Aleksandër Lumezi

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka rikonfirmuar listën e kandidatëve për Kryeprokuror të Shtetit.

Siç thuhet në komunikatën e KPK-së, ky rikonfirmim i kandidatëve ka dalë si nevojë pas tërheqjes së prokurorit Arben Ismajli nga gara për Kryeprokuror të Shtetit.

Po ashtu, Këshilli Prokurorial i Kosovës ka ftuar më 18 mars 2022 pesë kandidatët për Kryeprokuror të Shtetit për intervistimin e tyre nga Paneli Vlerësues.

Kandidatët e rikonfirmuar sot nga Këshilli Prokurorial i Kosovës janë:

1. Armend Hamiti, Prokuror në Prokurorinë Themelore të Prishtinës;

2. Blerim Isufaj, Kryeprokuror në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës;

3. Kujtim Munishi, Kryeprokuror në Prokurorinë Themelore të Prishtinës;

4. Lulzim Sulejmani, Prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe

5. Shqipdon Fazliu, Prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat