Kurti e Lajçak takohen në Forumin e Diplomacisë në Turqi

Aktuale

Kurti e Lajçak takohen në Forumin e Diplomacisë në Turqi

Më: 12 mars 2022 Në ora: 12:13
Miroslav Lajcak dhe Albin Kurti

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka njoftuar se sot në kuadër të forumit diplomatik në Antalia të Turqisë, është takuar me kryeministrin e Kosovë, Albin Kurti.

Lajçak përmes një postimi në Twitter, ka thanë se me Kurtin kanë pasur një diskutim për hapat konkretë të ardhshëm për të çuar përpara agjendën e përbashkët në rrethana aktuale.

“Sot në mëngjes në Antalia pata një diskutim të dobishëm me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për hapat konkretë të ardhshëm në mënyrë që të çojmë përpara agjendën tonë të përbashkët në rrethanat aktuale”, ka shkruar Lajçak.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat