​Selimi: Kosova të kërkojë mbylljen e Gjykatës Speciale

Aktuale

​Selimi: Kosova të kërkojë mbylljen e Gjykatës Speciale

Më: 12 mars 2022 Në ora: 19:01
Gjykata Speciale

Ish-ministri i Drejtësisë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Selim Selimi ka thënë se Kosova në bashkëveprim të ngushtë me ShBA dhe BE, duhet të fillojnë konsultimet me kërkesën për procesin e përmbylljes së Gjykatës Speciale në Hagë.

Selimi ka shkruar në Facebook se ledhatimi evropian në Këshillin e Evropës ndaj arushes ruse në kurriz të së vërtetës sonë, e solli edhe ‘narativin’ e kërkesën e mbrojtjes e dëshmimin e vlerave tona perëndimore si shoqëri e shtet në kërkim të ‘drejtësisë’ dhe ‘ballafaqimit me të kaluarën’ - “pastrimin e luftës së drejtë e çlirimtare të UÇK-së nga elementet dyshuese për ‘krime lufte”.

E vërteta ishte dhe mbetet se duhej të plotësohen dëshirat e vullneti persekutues i Moskës dhe Beogradit që ishte adresuar kundër udhëheqësve të luftës sonelë çlirimtare. Ky çmim i “drejtësisë ruse” e jo i vlerave perëndimore duhet paguar nga Kosova, e për fabrikim të dëshmive kompetencat do t’i barte Moska e Beogradi. Këtë po e vërteton gjithnjë përmbajtja e akuzave në procesin gjyqësor të Hagës. Presidenca, Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës duhet të fillojnë së vepruari e të inicojnë përpjekjet institucionale për ndryshimet ligjore të nevojshme me qëllim të përmbylljes së kësaj gjykate të fabrikuar në Moskë e Beograd. Në këto rrethana të reja është e pafalshme që Kosova të heshtë për këtë padrejtësi historike.

Kurtha dhe kompromisi mashtrues shumëpalesh me drejtësinë e agjendën e Putinit, në kurriz të së vërtetës sonë për luftën e udhëheqësit e UÇK-së në Gjykatën Speciale duhet të marrë fund. Pas shpërfëtyrimit agresiv e vrastar të Putinit e Rusisë në Ukrainë, miqtë ndërkombëtarë e kanë më të lehtë ta kuptojnë por edhe ta pranojnë mashtrimin, të vërteten dhe çmimin e padrejtësisë që Kosova sot po e paguan për llogari telë ‘drejtesisë e barazisë’, të kerkuar pikërisht nga Beogradi e Moska e Putinit. Lufta në Ukraine ka kthyer parimet e Nurembergut. Kjo luftë ka përmbysur konceptet e krimeve eventuale që i identifikon fituesin dhe humbësit”, ka shkruar ai, duke shtuar se atëherë kur cenohen vlerat progresive e të demokracisë, legjitimiteti vije mbi legalitetin. Në fund të fundit edhe intervenimi i NATO-s në Kosovë u bazua mbi legjitimitetin e jo mbi legalitetin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat