Flasin banorët e Harilaqit për aksidentin ku vdiq 20-vjeçarja, ja kush ishte vozitësi që e goditi

Aktuale

Flasin banorët e Harilaqit për aksidentin ku vdiq 20-vjeçarja, ja kush ishte vozitësi që e goditi

Më: 12 mars 2022 Në ora: 20:27
Pamje nga aksidenti tragjik

Një shtetase siriane ka vdekur pasi u godit nga një veturë në Harilaq të Fushë Kosovës.

Ajo nuk iu mbijetoi plagëve megjithëse ekipi mjekësor arriti pas rreth 10 minutash. Mjeku i QKMF-së së Fushë Kosovës, Arbnor Heta, deklaron se konstatoi vdekjen e saj në vendngjarje.

Viktima është e moshës rreth 20 vjeç, dhe sipas zyrtarëve të qendrave të azilit nuk ka qëndruar as në qendrën në Magure e as në Vranidoll.

Media mëson se vetura me të cilën u godit sirianja i takon një binzesi që japin vetura me qera, ndërkaq vozitësi ishte punonjës që po e dërgonte automjetin tek një klient në aeroport.

Ai tashmë është arrestuar nga organet e rendit.

Banorët e zonës ku ndodhi aksidenti thonë se të tilla raste nuk janë të rralla, meqë shpejtësia që zhvillohet në atë pjesë është e madhe.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat