Familja e anëtarit të vrarë të LDK-së: Selim, thuaj Rambos, Thaçit, Veselit e...

Aktuale

Familja e anëtarit të vrarë të LDK-së: Selim, thuaj Rambos, Thaçit, Veselit e...

Nga: P.R Më: 12 mars 2022 Në ora: 20:37
Ramush Haradinaj, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli

Ish ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka kërkuar mbylljen e Gjykatës Speciale.

“E vërteta ishte dhe mbetet se duhej të plotësohen dëshirat e vullneti persekutues i Moskës dhe Beogradit që ishte adresuar kundër udhëheqësve të luftës sonelë çlirimtare. Ky çmim i “drejtësisë ruse” e jo i vlerave perëndimore duhet paguar nga Kosova, e për fabrikim të dëshmive kompetencat do t’i barte Moska e Beogradi. Këtë po e vërteton gjithnjë përmbajtja e akuzave në procesin gjyqësor të Hagës. Presidenca, Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës duhet të fillojnë së vepruari e të inicojnë përpjekjet institucionale për ndryshimet ligjore të nevojshme me qëllim të përmbylljes së kësaj gjykate të fabrikuar në Moskë e Beograd. Në këto rrethana të reja është e pafalshme që Kosova të heshtë për këtë padrejtësi historike. Kurtha dhe kompromisi mashtrues shumëpalesh me drejtësinë e agjendën e Putinit, në kurriz të së vërtetës sonë për luftën e udhëheqësit e UÇK-së në Gjykatën Speciale duhet të marrë fund”, ka shkruar Selim Selimi.

E ndaj Selimit ka reaguar familja e anëtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imeri.

“Selim, thuaj Rambos, Thaçit, Veselit e të tjerëve kur të zbulohen dhe dënohen ata që kanë dhënë urdhër për të vrarë shqiptar, Gjykata Speciale do të mbyllet”, ka shkruar familja e Haki Imerit, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Selim Selimi, ish ministri i drejtësisë nga partia e raketit dhe haraqit, zhvatjes, e krimit te organizuar po kërkojka mbylljen e Gjykatës Speciale, gjykatë të cilën e ka themeluar Amerika dhe Evropa...

-pastaj e ka mandatuar Parlamenti i Kosovës apo jo Selim?

-edhe ish ministër i drejtësisë edhe të bësh këso kërkesash që bien ndesh me pozicionin tënd profesional dhe etik kjo tregon që krimi i organizuar të ushqen...

Kësi halabakesh ke pas në institucionin e drejtësisë andaj vrasjet në Dukagjin dhe Kosovë nuk janë zbuluar kurrë.

Pyetje për Selim Selimin;

Selim pse nuk i ndriçuat vrasjet politike?

Selim po mendoni që qytetarët janë idiotë apo ku e ke hallin ti dhe shefi yt?

U njeh Kosova dhe u njeh Amerika nuk u dhezin më 'bombat' ....

Selim, thuaj Rambos, Thaçit, Veselit e të tjerëve kur të zbulohen dhe dënohen ata që kanë dhënë urdhër për të vrarë shqiptar, Gjykata Speciale do të mbyllet.

- kur ishte Ramboja Kryministër në vitin 2017 e patët provuar ta shpërbeni Gjykatën Speciale, por morët përgjigje me Tomahak nga SHBA-ja apo keni harruar?!

Gjykimet do të jenë maratonike ke durim Selim se tash me nuk është 2000 -ta...

Drejtësia duhet dhe do t'i ndriçojë të gjitha vrasjet politike.

ZT. Selim Selimi ndriçimi vrasjeve politike do ta zvogëlojë edhe (organizatën) të cilës t’i i takon..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat