Gjergj Dedaj ende vajton për shkarkimin e tij

Aktuale

Gjergj Dedaj ende vajton për shkarkimin e tij

Më: 14 mars 2022 Në ora: 09:57
Gjergj Dedaj

Ish-ambasadori Kosovës në Maqedoni të Veriut, Gjergj Dedaj ka shkruar se diplomacia sipas tij e kapur nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryediplomatja Donika Gërvalla është peng i jo legjitimitetit, nepotizmit dhe interesave partiake.

“Diplomacia e kapur kosovare, peng i jolegjitimitetit, klientalizmit, nepotizmit dhe interesave partiake”, ka shkruar Dedaj në Facebook.

Ai ka thënë se Osmani dhe Gërvalla janë dy zonjat të cilat po pengojnë unitetin politik dhe integrimin euroatlantik të Kosovës.

“Osmani dhe Gervalla, dy zonjat më të dëmeshme, përqarëse dhe pengesë e unitetit politik, si dhe integrimeve euroatlantike të Kosovës”, ka shkruar Dedaj.

Ndërkohë ditë më parë ish-ambasadori ka reaguar lidhur me zëvendësimin e Prindon Sadriut për pak kohë i cili nuk do të jetë në udhëheqje të Ambasadës së Kosovës në Shkup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat