Dyzi dhe Dubrava për ata që e vjedhin shtetin

Aktuale

Dyzi dhe Dubrava për ata që e vjedhin shtetin

Nga: V.N Më: 14 mars 2022 Në ora: 11:01
Foto ilustrim

Mëngjesi i ditës së sotme ka filluar me lajmet e aksionit të Policisë së Kosovës në qytetin e Gjakovës, mbi 40 zyrtarë policorë, përfshi komandantë të pikave doganore janë prangosur, ndërsa aksioni ende është duke vazhduar.

Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, ka reaguar profesori dhe njohësi i çështjeve politike, Blerim Latifi.

Ai ka shkruar se ka shumë arsye për të kritikuar qeverinë Kurti por se në aspektin e luftimit të krimit e korrupsionit janë duke e bërë një punë që nuk e ka bërë dikush më herët.

“Ne mund ta kritikojmë qeverinë e Kurtit për shumë gjëra që i ka bërë keq gjatë një viti, por njëkohësisht duhet t'ia njohim meritën se në luftën kundër krimit të organizuar brenda dhe jashtë strukturave shtetërore, është duke bërë një punë që se ka bërë asnjë qeveri më pare”, ka shkruar Latifi.

“Kush e vjedh shtetin duhet me përfundu në Dyz dhe Dubravë! S'ka formulë tjetër nëse duam që përnjëmend me pasë shtet”, përfundon shkrimin e tij Latifi.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat