Lajmi i fundit për 50 të arrestuarit në rastin “Pika”

Aktuale

Lajmi i fundit për 50 të arrestuarit në rastin “Pika”

Më: 15 mars 2022 Në ora: 08:39
Policia

48 zyrtarët policorë dhe dy doganierët që u arrestuan dje në aksionin “Pika” që u realizua dje Inspektoratit Policor dhe Prokuroria Speciale, do të dalin sot para gjykatësit në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti Special.

Seanca të filloj sot në orën 10:00.

Media dje raportoi ekskluzivisht se dy nga 50 të arrestuarit janë  togerët Ramiz Ahmeti nga Klina, i cili punon si komandant i pikës kufitare Qafë Prushi dhe Xhavit Lokaj nga Gjakova, që punon si komandant i pikës kufitare Qafë Morinë, regjioni perëndimor i kufirit Gjakovë.

Kurse, arrestimi i dy doganierëve u konfirmua edhe Dogana e Kosovës përmes një komunikate për media, ku ndër të tjera theksohej se doganierët e arrestuar ishin suspenduar nga puna.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat