Analisti: Në qeveritë e kaluara është dhënë mali për grurë

Aktuale

Analisti: Në qeveritë e kaluara është dhënë mali për grurë

Më: 15 mars 2022 Në ora: 22:22
Gazmir Raci

Analisti politik Gazmir Raci ka kritikuar qeveritë e kaluara për mossubvencionimin e bujqësisë, duke thënë se nuk mund të akuzohet sot vetëm kryeministri Albin Kurti dhe qeveria që ai drejton.

Madje ai tha se në qeverisjet paraprake është dhënë “mali për grurë”.

“Pse ne nuk kishim subvencionime ndaj grurit, misrit, apo elbit? Nuk kishim subvencionim të naftës për bujqit dhe, më e keqja, ne kishim mal për grurë. Është shumë e rëndësishme që në politika krahasimtare gjithmonë të ndalemi dhe analizojmë gjendjen, në të cilën kemi qenë, që kemi ecur dhe çka mund të përmirësojmë që të mos na përsëriten gabimet. Tash për një vit të qeverisjes së re të akuzohet një kryeministër është pak shqetësuese, sidomos për deputetët, të cilët çdo ditë kanë raporte, ligje dhe dokumente nëpër duar. I kanë edhe raportet e Auditorit të Përgjithshëm, ku janë potencuar të gjitha këto shkelje që kanë ndodhur në të kaluarën sa u përket çështjeve bujqësore”.

“Ne specat, domatet dhe patatet në të kaluarën i kemi marrë nga Maqedonia e Veriut, derisa tash i marrim nga Shqipëria. Kjo ishte qeverisja jonë 20 vjeçare që dikush nuk do të dëgjojë, por ne nuk mund të ecim tutje nëse nuk analizojmë në mënyrë që qeverisja aktuale në përfundim të mandatit mos t’i përsërisë gabimet dhe mos të na ndodhë të na jepet mali për grurë”.

Raci ka insistuar se kriza e rritjes së çmimeve nuk është krijuar nga Kosova dhe qeverisja aktuale, por thotë se është pasojë e luftës mes Ukrainës dhe Rusisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat