Tahiri: Nuk flet kush për Kosovën

Aktuale

Tahiri: Nuk flet kush për Kosovën

Më: 16 mars 2022 Në ora: 00:15
Besnik Tahiri

Shef i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se aktualisht Kosova nuk është temë për BE-në, pasi tema kryesore tani është Ukraina.

Ai thotë se askush nuk flet për Kosovën, ndërsa zv.kryeministri Besnik Bislimi takohet me Petar Petkoviq e emisarin special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Sipas tij, kjo është qesharake, pasi të gjithë i kanë sytë nga Ukraina.

“Kur e sheh një diplomat evropian t’u djeg e t’u kall në Ukrainë, e kur e sheh Besnik Bislimin me Lajcakun e Petkoviqin, beso keshin.  Unë isha në Strasburg javën e kalume, nuk është temë Kosova. Nuk flet kush për Kosovë. Vëmendja është në Ukrainë dhe vetëm në Ukrainë”, tha Tahiri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat