Në mesin e të shkarkuarve është edhe vajza e ish-kryeministrit

Aktuale

Në mesin e të shkarkuarve është edhe vajza e ish-kryeministrit

Më: 16 mars 2022 Në ora: 13:56
Shota Bukoshi dhe Medeleine Albright

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka marrë sot vendim për shkarkimin e 11 punonjësve të MPJ-së me arsyetimin e “anulimit të të vendimeve të jashtëligjshme të marra në të kaluarën”.

Në mesin e të shkarkuarve është edhe Shota Bukoshi, vajza e ish-kryeministrit të Kosovës në ekzil Bujar Bukoshi. Ajo kishte mbajtur pozitën e këshilltares së ambasadës së Kosovës në Berlin.

Shota Bukoshi është edhe drejtoreshë e filmit.

MPJ tha se personat e liruar sot nga detyra ishin punësuar pa iu nënshtruar procedurave të rregullta të pranimit në shërbimin e jashtëm, duke shtuar se ata kanë hyrë dhe janë konsideruar anëtarë të shërbimit të jashtëm përmes vendimeve arbitrare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat